Për herë të parë ndonjëherë, në Beograd festohet Pavarësia e Kosovës, Mustafi: Emocion i veçantë
Politikani Ragmi Mustafi, nga Lugina e Preshevës, ka bërë të ditur se, për herë të parë ndonjëherë, në Beograd është festuar Pavarësia e Kosovës.
Mustafi tha se festa u organizua nga ambasadori Jetish Jashari, ku përpos përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës, të ftuar ishin edhe shoqëria civile në Beograd dhe diplomatë ndërkombëtarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.
Njoftimi i plotë:
PËR HERË TË PARË KOSOVA SHËNON PAVARËSINË NË BEOGRAD
Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!
Përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare.
Emocion i veçantë. Gëzuar Kosovë!