Për herë të parë e viziton Prekazin, s’përmbahet nga emocionet

Për herë të parë po e viziton kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Një qytetar i cili nuk deshi të prezantohej, tha se shqiptarët duhet t’i përkujtojnë amanetin e familjes Jashari.

Ai nuk u përmbajt nga emocionet kur pa për herë të parë këto varreza dhe kur i pa një grup fëmijësh të veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shumë kam emocione, për herë të parë kam ardhë. Urimi im është me pasë gjithmonë liri dhe me gjak të këtyre, të mburremi të gjithë. Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë, çdo shqiptar kudo që është”.

“Çka kanë bërë ata (regjimi serb) tmerr është. Prej mërzie po qaj e këndej kur po i shoh fëmijët e veshur po kënaqna”, u shpreh ai.

Vizitë në kompleksin memorial në Prekaz, një ditë para përvjetorit të Pavarësisë, po bënin edhe fëmijë të një institucioni parashkollor.

Lexo edhe:  "Duket sikur Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën"