Për 24 orë zhduken tre persona në Kosovë
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se tre persona janë raportuar vetëm dje të zhdukur.
Në rastin e parë një burrë nga Prishtina u largua nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në Podujevë u zhduk një grua.
“Podujevë 17.02.2024 – 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.
Edhe në Fushë Kosovë një burrë doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më.
“Fushë Kosovë 15.02.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.