Pensionohet Halit Xhema, zyrtar financiar në Komunën e Skënderajt

Halit Xhema zyrtar në Komunën e Skënderajt, është pensionuar.

Për vite me radhë ai ka punuar si zyrtar kryesor financiar në këtë komunë, shkruan Jepi zë.

Me këtë rast u organizua një koktej rasti ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarë e kolegë të tij.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e pensionimit të zyrtarit Halit Xhema, i cili për vite me radhë ka qenë Zyrtar Kryesor Financiar në komunën e Skenderajt, është organizuar një koktej rasti ku kanë marrë pjesë kryetari i komunës Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, familjarë të Halit Xhemës, drejtorë komunal e zyrtarë të tjerë. Në fjalën e tij kryetari Fadil Nura i ka uruar pensionimin duke thënë se Halit Xhema ka qenë një profesionist i madh që me nder e përgjegjësi e ka kryer detyrën e tij. Ai ka qenë i hapur dhe bashkëpunues gjithmonë ndaj gjithë kolegëve. Edhe nënkryetari Sami Lushtaku ka thënë se Halit Xhema ka qenë një prej zyrtarëve më punëtor e më të zellshëm, duke qenë shëmbull i punës profesionale. Kurse në shenjë nderimi dhe respekti për punën e tij, drejtori i financave Ismet Aliu i ka ndarë mirënjohje z.Halit Xhema duke i uruar pensionimin me dëshirat për shëndet e jetë të gjatë.

Lexo edhe:  Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni e Prishtina