Penguan policët që shkuan të arrestojnë një person të kërkuar, prangosen tre persona në Kllokot

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën

Një rast i tillë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në restorant ‘Kalaja’ në Kllokot.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një njësi policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, pasi kërkonin një person i cili ishte në kërkim policor, por që kanë hasur në rezistencë nga familjarët e tij.

Zyrtarët policorë që po merrnin pjesë në aksion dyshohet se janë penguar të hyjnë në restorantin në fjalë ku ishin mbledhur një numër i madh i personave që festonin.

Të dyshuarit që dyshohet se penguan policët, janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’.

Lexo edhe:  Burri në Skenderaj përfundon në spital, dyshon se i hodhi gruaja diçka të dëmshme në ushqim