Pejë: Goditet me veturë një polic në krye të detyrës, i dyshuari në arrati

Një person ka goditur me veturë një zyrtar policor në Ozdrim të Pejës, gjatë kohës kur polici ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin, për ta kontrolluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se i dyshuari është në arrati, ndërsa zyrtari policor është dërguar në Emergjencë pas goditjes nga vetura.

Lexo edhe:  Vetëvendosje: Policia e kontrollon krejt territorin, u zhgënjyen ata që thonin s’shkoni më atje