Pejani rrah gruan e më pas tenton ta rrah edhe djalin, arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme policia në rajonin e Pejës ka raportuar për një rast të dhunës në familje.
Në raport bëhet fjalë për arrestimin e një mashkulli kosovar pasi që, ky i fundit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë edhe djalin e tij, shkruan lajmi.net.

“Pejë. 22.01.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe ka tentuar ta sulmon edhe djalin e tij . Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Dy të vdekur në një aksident të rëndë në Podujevë