Pejani harroi ku i shpenzoi 10 mijë euro, hap rast në polici kinse ia kanë vjedhur

Dje u raportua për një rast të vjedhjes në një shtëpi në fshatin Treboviq të Pejës. Pronari i shtëpisë kishte deklaruar në Polici se hajnat i kanë marrë hiç më pak se 10 mijë euro para të gatshme.

Por e gjithë kjo doli të jetë e pavërtetë, pasi që 65-vjeçari shkoi sërish në Polici për t’i njoftuar hetuesit se paratë s’ia ka vjedhur askush.

Sinjali mëson se burri nga Peja ka deklaruar se pasi ka kontrolluar nëpër shtëpi, ka gjetur një pjesë të parave në fjalë, ndërsa pjesën tjetër i kishte shpenzuar.

Kujtojmë se edhe gjatë ekzaminimeve të kryera nga Policia në vendin e ngjarjes, nuk janë gjetur gjurmë të cilat mund të ngrisin dyshime për hyrje me forcë brenda shtëpisë.

Lexo edhe:  Mësohet moti i këtyre ditëve, plot befasi