Pejani e akuzon gruan se po e tradhton me një burrë në TikTok, ushtron dhunë fizike e psikike ndaj saj

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një grua në Pejë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se burri i saj në vazhdimësi i ka bërë presion dhe ka ushtruar dhunë psikike, duke i shkaktuar shqetësim e frikë – e më pas ka eskaluar edhe në dhunë fizike.

Bazuar në dëshminë e gruas, motivi i problemeve mes tyre lidhet me dyshimet që burri i ka bërë ndaj saj për tradhti, duke e akuzuar se po e tradhton me një person që po komunikon në TikTok.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer mosmarrëveshjet me bashkëshortin.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Babai i hyn dajak vajzës së mitur pasi piu alkool në një aheng familjar, përfundon në ndalim policor