Peci hap një linjë të veçantë komunikimi me fermerët: Ky është numri ku mund të telefononi

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka njoftuar se ka hapur një linjë komunikimi për të adresuar shqetësimet e fermerëve.

Peci, njoftoj se nga e hëna e javës sē ardhshme do të krijojë edhe një komision për trajtimin e çështjeve.

“Synojmë që t’iu japim zgjidhje secilës çështje që do ta ngrisni, duke marrë çdo input tuajin e duke forcuar kështu parimin e qeverisjes sonë; përmes transaparencës”, tha Peci.

Më poshtë njoftimi i plotë:

👨‍🌾Të dashur fermerë,

🟢Me qëllim që t’iu gjendemi më afër rreth shqetësimeve tuaja, ☎️ 0 800 38 000 është numri pa pagesë në të cilin do mund të telefononi çdo ditë.

📧Poashtu, në dispozicionim tuaj është edhe email adresa:
👉 [email protected].

💪Synojmë që t’iu japim zgjidhje secilës çështje që do ta ngrisni, duke marrë çdo input tuajin e duke forcuar kështu parimin e qeverisjes sonë; përmes transaparencës.

🗓Nga kjo e hënë, do të krijojmë komisionin që do trajtojë secilën çeshtje veç e veç.

🤝Në shërbim të fermerëve tanë përmes transparencës dhe bashkëpunimit!

Lexo edhe:  Tragjike: Vdes në Slloveni 26-vjeçari nga Kosova, dyshohet se u mbyt në liqen