Pavarësisht paralajmërimit të ShBA-së, nuk certifikohet Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

Me 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime, KQZ-ja nuk e ka certifikuar Listën Serbe.

Zyra për rekomandimin e partive ka thënë se kandidatët e Listës Serbe nuk kanë dale në listat e KGJK-së apo Ministrisë së Jashtme.

“Lista Serbe për kryetar në 11 komuna, për Kuvende në 19 komuna. 238 kandidatë, edhe kjo parti politike, zyra ka kërkuar të bëhet verifikimi, dhe nuk ka ndonjë kandidat që është i përfshirë në ndonjërën prej listave nga instituconet përkatëse prej KGJK, Ministrisë së Jashtme, andaj rekomandojmë certifikimin e Listës Serbe”, tha zyrtarja e KQZ-së.

Ndërsa anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, nuk ka folur për raportin e Ministrisë së Jashtme për Listën Serbe.

Lexo edhe:  Shkak i një traktori, drenicasi kërcenon një person “Kom me ta dhanë plumbin në kry”