Patrisi thyen heshtjen për ndarjen nga Tuna: A ndana a pajtona, këqyrni gratë tuaja te shtëpia

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, janë komentuar gjatë në media për marrëdhënien e tyre të ndërlikuar me ndarje e ribashkime të shumta.

Lidhja e Tunës dhe Patrisit nisi befasisht dhe u konsolidua shpejt, pasi në pak muaj si çifti më i ri i showbizit ata u bënë edhe prindër për herë të parë, kurse tani kanë dy fëmijë.

Anipse dyshen i bashkojnë fëmijët, të njëjtën nuk mund ta themi edhe për dashurinë. Ish-çifti jetojnë të ndarë dhe këtë e ka konfirmuar Tuna në njërën prej paraqitjeve të saj televizive.

E së fundi, ka folur edhe Patrisi mirëpo me një dozë nervoze. Ai, u shpreh se nuk ka dëshirë që askush të dijë për jetën e tij private. Madje, pati edhe një porosi për publikun.

S’ka çka ju intereson njerëzve jeta private e imja ose e Tunës. Secili i shikon punët e veta. Kur du ndahna, kur du pajtona është jeta jeme kjo mos t’i intereson kërkujt hiç. A ndana a pajtona, këqyrni gratë e juja te shtëpia|”, tha Patrisi për Prive.

Lexo edhe:  Fero me një tjetër “ders” në Instagram: Jemi një popull që Allahu na ka ngritur me Islam