Pastrohet edhe një deponi e mbeturinave në Prishtinë, kthehet në gjelbërim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është pastruar deponia në rrugën “Tirana” në kryeqytet.
“Hapësirat publike vazhdimisht po i pastrojmë nga deponitë inerte të mbeturinave, më pas po i shndërrojmë në zona të bukura gjelbërimi”, shkroi Rama në Facebook.

“Kështu vepruam edhe me hapësirën përgjatë rrugës “Tirana””, përfundoi ai.

Lexo edhe:  Alarmon presidentja: Serbia po planifikon sulme të reja