Pasi shpëtoi nga humbja dhe e siguroi balotazhin, Peci nervozohet dhe e sulmon RTV Dukagjinin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka ashpërsuar gjuhën pas publikimit të rezultateve preliminare në zgjedhjet lokale.

Lajmi.net ka publikuar një video nga selia e ‘Lista Guxo’ në Mitrovicë, ku Peci hedh akuza ndaj televizionit RTV Dukagjini që e ka personale me të.

“Nuk muna me gjet fjalë për angazhimin që e keni ba, në shpirt mu keni dhimtë edhe dojsha me ju thanë: Dukagjini është kundër meje. 10 hektarë midis Peje i kena marrë prej krimi që ia kanë dhanë Serbisë edhe një shkau, ia kena rikthy shtetit“, deklaroi ndër të tjera ai.

Tutje, ai tha që qytetarët e Mitrovicës për pak sa s’ia lanë pushtetin në dorë “partisë që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan dhe rajon”, duke iu referuar PDK’së.

 


“E këqyra me një vend rezultatin edhe kandidatët. Për pak e rrezikun me e majtë në dorë pushtetin një parti që përfaqëson krimin në Kosovë, Ballkan edhe rajon. Na kena me votu me vota demokratike. Ata sponzorizuan “exit poll” deri në 19 për qind sepse i kanë shti krejt paret e krimit me na pamundësu. Unë jam i bindur, që do njeri që është në rrugë të drejt e në rrugë të Zotit, Zoti i ndihmon, i gjen diçka“, deklaroi ndër të tjera ai.

Lexo edhe:  E rëndë: Humb jetën tragjikisht shqiptari 22-vjeçar, u përplas me një autobus