Pasi konfirmoi ndarjen, menaxheri i Ledri Vulës zbulon arsyen e ndarjes me Sarën
Menaxheri i këngëtarit Ledri Vula, Faton Shoshi i cili konfirmoi ndarjen e Ledrit dhe Sarës, ka dhënë së fundmi një intervistë për Prive.
Ai ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
“Ledri nuk është njeri që bën për show. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale.