Pasi e bëri “mik”, grabitësi sulmon viktimën dhe i merr orën mbi 150 mijë euro

Pasi ishte njohur dhe “miqësuar” me viktimën e tij në një bar, grabitësi e sulmon atë papritur duke i vjedhur orën e dorës në vlerë 145.000 funte(mbi 150 mijë euro), dhe duke e lënë atë pa ndjenja në rrugë.

Mediat britanike publikuan sot videon nga kamerat e sigurisë ku shihet sulmi i papritur i 32-vjeçarit, Lindell Angell. Grabitësi kishte biseduar me një 51-vjeçar në zonën Strand, në qendër të Londrës, para se ta bindte atë të shkonin në një bar së bashku.

Dyshja raportohet se kishin pirë bashkë dhe kishin këmbyer numrat e telefonit, para se të ndaheshin.

Sulmuesi i dhunshëm e kapi për fyti viktimën dhe e shtrëngoi, pas së cilës ai mbeti pa ndjenja.

Më pas ai i kishte vjedhur orën e shtrenjtë nga dora e viktimës, para se të arrestohej nga policia dy javë pas krimit, raporton The Independent, transmeton KlanKosova.tv.

Caktimi i dënimit pritet të bëhet më 13 janar.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU. (Kujdes: Pamjet mund të jenë shqetësuese për kategori të ndryshme)

Lexo edhe:  Lirik Behluli nga Presheva bën zbulim shkencor në “Gjenetikë” në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke