Pasi Bora i tha “po” propozimit për martesë të Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë

Aktori i njohur Donald Veshaj i ka propozuar moderatores dhe partneres së tij, Bora Zemanit për martesë.

Propozimi ka ardhur mbrëmjen e 12 Dhjetorit, kur mbahej edhe premiera e filmit të tyre “5 Herë Jo”.

Bora tha “Po”, ndërsa në një moment aktori ftoi edhe djalin e saj, Arborin.

Menjëherë pas propozimit videoja u bë virale në rrejtet sociale dhe median rozë dhe mesa duket lajmin e ka parë edhe ish e dashura e Donaldit, Beatrix Ramosaj.

Së fundmi këngëtarja ka postuar në InstaStory disa foto të saj ku në njërën prej tyre duket paksa e mërzitur, ndërsa në tjetrën ajo ka pubikuar një shprehje.

Kujtojmë se Donaldi me Beatrix u njohën dhe krijuan një romancë dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, megjithëse aktori kishte edhe një lidhje jashta shtëpisë me Bora Zemanin.

Romanca e tyre bëri bujë në median rozë, ndërsa lidhja e Donaldit dhe Trixës nuk zgjati shumë pasi me të mbaruar të spektaklit përfundoi edhe historia e tyre e dashurisë.

Moderatori u rikthye sërish tek Bora, e cila i fali tradhtinë dhe vendosi qëtë lejë pas historinë e tij me këngëtaren në “BBV”.

Lexo edhe:  Luizi thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big: Më përdorën familjen, çmimin e madh e fitova kur me tha ‘po’ Kiara