Pasardhësi i familjes Jashari debuton me FC Prishtinën

FC Prishtina po mendon për të ardhmen duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj.

Futbollisti i radhës i talentuar që e ka bërë debutimin në fanellën “bardhekaltër” është Igball Jashari.

Igballi, që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skenderajt, e bëri debutimin pikërisht në Skenderaj, në stadiumin “Bajram Aliu” në ndeshjen ndaj Drenicës.

 

Lexo edhe:  Vedat Muriqi rrëfen jetën e tij në mediat spanjolle: Kur kam ikur nga Kosova, kam parë gjëra të tmerrshme, veten time e kam parë në La Liga vetëm në Play Station