Pas vdekjes së policit të Kosovës, Luizi: Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë vetëm asnjëherë

Dita e djeshme ishte përplot befasira e aspak e lehtë për Kosovën.
Kjo pasi një polic i Kosovës mbeti i vrarë pas një sulmi nga terroristë serb, shkruan lajmi.net.

Nuk kanë munguar ngushëllimet për familjarët e policit të vrarë.

Një i tillë erdhi edhe nga fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli.

Këngëtari shkodran ka bashkëndjerë me familjarët e policit, teksa është shprehur se Kosova nuk ka qenë e as nuk do të jetë vetëm.

Lexo edhe:  Dy të lënduar në një aksident në Viti, shoferi i veturës nga pakujdesia godet një biçikletë