Pas ShBA-ve reagon edhe Gjermania, ja çka thotë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës si dhe plagosjet që kanë ndodhur të dielën në veri të vendit.
Rohde shpërndau postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.
”Unë bashkohem plotësisht me deklaratën e kolegëve të mi amerikanë. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të KOS-it duhet të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.
Insitucionet e Kosovës vrasjen e kanë cilësuar si sulm të orkestuar nga Serbia.
Po ashtu edhe opozita e kanë konsideruar si sum terrorist ndaj Policisë së Kosovës.