Pas Sharr Cem edhe Berdica Cement rrit çmimin e çimentos! A po e keqpërdorimin këto dy kompani monopolin me çimento?

Pas inflacionit të madh financiar në Kosovë më së shumti ka pasur ankesa nga qytetarët për rritjen e çmimit të naftës, i cili ka shkaktuar rritje zingjirore të produkteve tjera.

Së fundmi është rritur jashtëzakonisht shumë edhe çmimi i çimentos, i cili vetëm krahasuar me janarin 2022 deri më tash është rritur për 58.27%.

Para dhjetë ditësh, më saktësisht me 8 gusht si shenjë proteste ndaj rritjes së çmimit të çimentos, përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit kanë vendosur dhjetëra maune në rrugën që shpie tek kompania “Sharr-Cem” në Han të Elezit, duke akuzuar këtë kompani se rritjen e çmimit për herë të tretë po e bën pa arsye dhe po i vendos në pozitë të pafavorshme kompanitë që furnizohen në “Sharr Cem”.

Mirëpo, përfaqësuesë të kompanive që furnizohen me çimento, kanë treguar për Veriu.info se për rritjen e çmimit të çimentos fajtor është edhe kompania “Berdica Cement”, e cila është përfaqësues për Kosovë e kompanisë “Kastrati Group” që dihet se është në pronësi të oligarkut miliarder nga Shqipëria, Shefqet Kastrati.

Nga hulumtimet e Veriu.info del se udhëheqës i kompanisë “Berdica Cement” për Kosovë është biznesmeni multi-milioner nga Lipjani Remzi Ilazi, e që konsiderohet “dora e djathtë” e Shefqet Kastratit në Kosovë për shitjen e çimentos, njëjtë sikurse multi-milioneri nga Shqipëria, Behar Berdica, që udhëheq këtë kompanie në Shqipëri, por që ka edhe lidhje familjare me oligarkun Kastrati.

Mësohet se oligarku Shefqet Kastrati ka rënë në ndikimin e kompanisë “Titan Group Company”, pjesë edhe e së cilës është kompania “Sharr cem”, për vendosje të monopolit për ngritjen e çmimit të çimentos, ku për pasojë çmimi ka “fluturuar” deri në 150 euro për tonë.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Akuzat nga furnizuesit me çimento shkojnë deri aty, sa që akuzojnë Shefqet Kastratin se po keqpërdorë me monopolin që ka në furnizim me çimento nga Turqia, për arsye se e ka në shfrytëzim portin Romano në Durrës dhe lehtësirat që ia krijon vetit më rrugën e Kombit, me të cilën menaxhon edhe me taksë rrugore.

Veriu.info mëson se asnjë kompani tjetër nuk mund të sjellë çimento përmes Shqipërisë në Kosovë nga vendet e tjera, pasi që Shefqet Kastrati ka monopol në portin zbarkues.