Pas raportimit të “Pro zë”, Policia dënon furgonin: 150 euro dënim, 2 pikë negative dhe i morën lejen për 3 muaj

Policia ka konfirmuar se ka marrë masa ndaj shoferit që rrezikoi trafikun sot në Kçiq të Mitrovicës, për të cilin raportoi “Pro zë”.

Zëdhënësi Avni Zahiti ka konfirmuar rastin, duke thënë se është ndëshkuar shoferi, shkruan “Jepi zë”.

Sipas Policisë, hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga rrjetet sociale(faqja e Pro zë), kanë identifikuar kundërvajtësin i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikonin edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej njëqindepesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës.

“Policia, falënderon mediat për bashkëpunim, njëkohësisht fton pjesëmarrësit në trafik që për çdo kundërvajtje të raportojnë policinë përmes linjës 192, aplikacionit ‘Lajmëro Policinë”, apo në E-mail: [email protected]”, thonë Policia.

Lexo edhe:  Ky është vendimi i Prokurorit për gjinekologun që u kap me familjarin e pacientit në Vushtrri