Ky është inspektori Qenan Maxhuni që dyshohet se falsifikoi dokumentat në skandalin e mishin të “Apetit sh.p.k”

Kompania kosovare “Apetiti sh.p.k” ka blerë mish nga Brazili dhe atë e ka shitur në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegalë me inspektorë të shtetit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin “Apetiti sh.p.k”, shkruan Periskopi.

Inspektori i AUV-it, Qenan Maxhuni, dyshohet se falsifikoi dokumentet e origjinës së mishit.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, për Periskopin ka thënë se Inspektori i AUV-it, tashmë është në komision disiplinor përderisa ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj kompanisë “Apetit Group” nëse vërtetohet se ka bërë një gjë të tillë.

Lexo edhe:  KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës