Pas përplasjes verbale që pati me Fitore Pacollin, veterani Agim Pllashniku largohet nga puna
Veterani, Agim Pllashniku është larguar nga vendi i tij i punës.
Nga familja e tij kanë thënë për Periskopin se ai pas 15 viteve si punëtorë në ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, është larguar.
E krejt kjo sipas tyre ndodhi pas përplasjes verbale që pati para disa dite me deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacollin.
“Po e kanë largu nga puna. Po për shkak të ngjarjes së fundit me shumë gjasë. Pêr shkak që Agimi qe 15 vjet punon atje edhe nuk ka pasë kurrë problem, po Faruk Mujka po e dini që i Vetëvendosjes, e për qata”, ka thënë një familjar i afërt i Agim Pllashnikut.
Pllashniku protestoi kundër deputetes Fitore Pacolli, për grandet që kishin përfituar familjarët e saj.
Ndryshe ndërmarrja “Ibër Lepenci” drejtohet nga njeriu i Vetëvendosjes, Faruk Mujka.