Pas Pantiqit lirohet edhe Nikolla Nedeljkoviq

Gazeta Kosovo-Online ka njoftuar se është liruar edhe Nikolla Nedeljkoviq, 20 vjeçar nga Beogradi, që ishte arrestuar në Vidovdan.

“Mund t’ju konfirmoj veç se ai është liruar,” – u shpreh znj. Jovana Filipoviq për KO.

Nedeljkoviq ishte arrestuar më 28 qershor në Gazimestan ndërsa në muajin shtator ishte dënuar me tetë muaj burg për “nxitje të urrejtjes dhe mostolerancës etnike”.

Ai dyshoht që ka bërtitur “Vrite, vrite, shqiptarin”.

Lexo edhe:  Rrufeja vret 150 krerë dele, çobani në lot: Me to mbaja familjen!