Pas pak ditësh, Kuvendi Komunal do të vendos për rindërtimin e xhamisë së Ibrit
Komuna e Mitrovicës Veriore planifikohet që më 30 qershor të mbajë senacën e kuvendit komunal.
Asamblistë pritet që në këtë takim të votojnë fillimin e rindërtimit të xhamisë ikonike të Mitrovicës, që e dogjën e rrënuan me themel forcat serbe në luftën e fundit, njofton Klan Kosova.
Këta megjithatë presin edhe rezistencën e serbëve kundër këtij rindërtimi, por nuk e kanë në plan ta shtyjnë këtë pikë të rendit të ditës, ani se iu kërkua.
Bile, kërkesën për mbëshetje që xhamia që ishte e ndërtuar më 1777 të ngritet sërish këta e kanë në plan ta nisin edhe të presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.