Pas një mosmarrëveshje, klienti therr punëtorët e një Renta-car në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Renta-carin ‘GALAKTIKA’ në Prizren.

Pas një mosmarrëveshje, klienti ka therrur me thikë dy punonjësit e këtij biznesi të veturave me qera.

Burime të gazeta10 tregojnë se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23.20.

Siç mëson gazeta10, punëtorët e lënduar (emra të njohur për redaksinë) janë dërguar për trajtim fillimisht në Spitalin e Prizrenit, e me pas janë dërguar për QKUK pas natyra e lëndimeve ka qenë serioze.

Gazeta nga burimet e saj mëson se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Mësohet se njëri nga të dyshuarit në lidhje me rastin është identifikuar

Lexo edhe:  Gjykata liron nga paraburgimi të dyshuarin për vrasjen e Triumf Rizës, ishte 15 vite në arrati