Pas një dekade, sonte u përurua Xhamia e Çarshisë në Prishtinë

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se pas më shumë se një dekade sonte është përuruar Xhamia e Çarshisë në Prishtinë.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se përurimi i renovimit të xhamisë është bërë në vaktin e namazit të teravive.

Ndër tjera, thuhet se besimtarëve myslimanë të pranishëm në xhami fillimin e muajit të Ramazait ua uroi kryeimami i KBI-së së Prishtinë, Burhan Hashani.

Njoftimi i plotë:

Pas më shumë se një dekade, sonte në vaktin e namazit të teravive u përuruar për besimtarët Xhamia e çarshisë në Prishtinë. Para namazit përurimin e xhamisë dhe fillimin e muajit të bekuar të Ramazan, xhematlinjeve të pranishëm ua uroj krye imami i KBI-së së Prishtinë, Burhan ef. Hashani. Me hajr e mbarësi ri funksionimi i xhamisë më të vjetër të Kosovës.

Lexo edhe:  Veriu i Kosovës në kontrollin e Policisë: Ndërtohen tri stacione policore për intervenime të shpejta, një tjetër është në ndërtim