Pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli, lëndohen dy persona
Dy persona kanë mbetur të lënduar në Mitrovicë pas ndeshjes Trepça – Golden Eagle Ylli.
Këtë për Insajderin e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti teksa shtoi se të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mpreht kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencen e spitalit rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.
Ai bëri me dije se njësitet kompetente policore po merren me rastin.
Theksojmë se Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit triumfuan në finalen e pestë dhe vendimtare ndaj Yllit me rezultat 67:66.