Pas lirimit, Aurona Pelaj shihet rrugëve të Pejës duke shijuar cigaren në liri

Ish-infermierja në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, Aurona Pelaj, e cila dyshohet për sulmin brutal ndaj një 70-vjeçareje, është liruar nga masa e paraburgimit bashkë me dy ish-koleget e saj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga qyteti i Pejës, ku shihet Pelaj teksa shijon lirinë duke tymosur duhan në rrugë.

Kujtojmë se i gjithë rasti i dhunës çnjerëzore ndaj të moshuarës u zbulua pasi pamjet e dhunës u publikuan në rrjete sociale, të cilat u shpërndanë me të madhe dhe nxitën reagime nga të gjithë.

Lexo edhe:  Vushtrri: 35-vjeçari e rrah gruan në mes të rrugës vetëm pse s’ia hapi telefonin