Pas finales, Xhuli e Atdheu shkëlqejnë në krahët e njëri-tjetrit

Mbrëmë mbaroi edicioni i parë i Big Brother Vip Kosova, ku fitues u shpall reperi nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik, Stresi.

E në mesin e tre finalistëve ishte edhe ish miss-i, Juliana Nura, e cila në sytë e publikut u pa si fituese dhe mori epitetin si ‘Kryefjala e këtij Big Brotheri’.

Vendimi për eliminimin e saj, u prit me reagime e pakënaqësi të shumta, duke vënë kështu në dyshim paanshmërinë e produksionit dhe nëse votat e publikuat janë marrë me të vërtetë parasysh.

Në afterparty-n e BBVK-së, Xhuli është parë duke pozuar në krahët e Atdheut, djalit nga Gjakova që po ashtu ishte pjesë e formatit për pak javë.

Dyshja brenda kishin krijuar një pëlqim mes vete dhe ishin afruar shumë, teksa Atdheu kishte deklaruar se do e presë Xhulin jashtë shtëpisë, për të vazhduar njohjen.

 

Lexo edhe:  Historia interesante e Lindës me nënën e saj te një prej fqinjëve