Pas dy vitesh, rifillon prodhimi i ferronikelit në Drenas

Në tetor të vitit 2021, “NewCo Ferronikeli” ndërpreu prodhimin e ferronikelit për shkak të rritjeve të çmimeve të energjisë elektrike.

Gati dy vite më vonë, kjo kompani po i rikthehet prodhimit, duke mbajtur sot ceremoninë hapëse të saj.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli është e detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin” kishte bërë të ditur kompania aso kohe.

Rikthimin e kompanisë në prodhim, NewCo Ferronikeli e ka bërë duke mobilizuar ekip punëtorësh të cilët pritet t’i rikthehen një prej pordhimtarive më të mëdha që kishte Kosova.

Lexo edhe:  E mori një grua për të bashkëjetuar me të, arrestohet i dyshuari për dhunim