Pas dy vitesh, rifillon prodhimi i ferronikelit në Drenas
Në tetor të vitit 2021, “NewCo Ferronikeli” ndërpreu prodhimin e ferronikelit për shkak të rritjeve të çmimeve të energjisë elektrike.
Gati dy vite më vonë, kjo kompani po i rikthehet prodhimit, duke mbajtur sot ceremoninë hapëse të saj.
“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli është e detyruar të ndalojë përkohësisht prodhimin” kishte bërë të ditur kompania aso kohe.
Rikthimin e kompanisë në prodhim, NewCo Ferronikeli e ka bërë duke mobilizuar ekip punëtorësh të cilët pritet t’i rikthehen një prej pordhimtarive më të mëdha që kishte Kosova.