Pas deklaratës së Robertit – reagon ashpër menaxheri i Xhensilës

Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me qëllim një poster ku të dy kanë pasur të performojnë bashkë.

Ndër të tjerash ai u shpreh se këtë e ka bërë për Besin.

“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”, u shpreh artisti në Sol të Klan Kosovës, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj, menaxheri i Xhensilës reagoi ndaj Robertit duke publikuar një voice të cilën siç thotë ai, ia ka dërguar vet Roberti 1 orë para se të futej në fermë dhe i kanë thënë organizatorit që do të dalë me datën 8.

“Data është mbyll nga vet Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra tera për arsye të daljes”, ka shkruar ai.

Në postimin tjetër ai theksoi se rrjetet sociale të Xhensilës menaxhohen nga ai dhe stafi i tij dhe se artistja nuk merret me data as me artistët që janë të ftuar në koncertet e saj.

 

 

Lexo edhe:  Ky është heroi që shpëtoi jetën e një vajze pasi kërceu nga Ura e Fshajt në Gjakovë