Pas arrestimit, avokati Berisha shtrihet për trajtim në Kardiologji

Avokati Besnik Berisha është dërguar për trajtim në Klinikën e Kardiologjisë.

Ai është dërguar për trajtim atje pasi që i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Berisha bashkë me tre persona të tjerë është arrestuar të enjten në një aksion që është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore ka njoftuar se ata dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Prokuroria ka njoftuar se janë kontrolluar e pastaj edhe sekuestruar përkohësisht shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të katër të arrestuarve dhe dy personave të tjerë të dyshuar.

Gazeta Insajderi ka arritur ta kontaktojë përfaqëuesin ligjor të Berishës, Naim Rudarit.

Rudari ka bërë të ditur për Insajderin se avokatit Berisha iu janë caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Ai e ka cilësuar si arbitrar arrestimin e Berishës, si dhe “hakmarrje e pushtetit” për zërin kritik të tij.

“Arrestimi i avokatit Besnik Berishes është arrestim arbitrar, i kundërligjshëm dhe përbën një precedent te rrezikshëm për sigurinë juridike ne vend. Është një hakmarrje e paskrupullt e pushtetit për zërin e tij kritik ndaj dukurive negative ne sistemin e drejtësisë dhe ne veçanti, prezantimeve te tij ne media për skandalet e njëpasnjëshme te pushtetit. Ajo çfarë mund t’ia konfirmoj secilit është se Besnik Berisha nuk ka shkel asnjë ligj, nuk ka kry asnjë krim dhe përkundër insistimit tone qe prokurori te prezantoj qofte edhe një prove te vetme për dyshimin qe rendon mbi avokatin Berisha, prokurori dështoi për ta prezantuar jo sepse nuk ia lejon ligji, por për shkak se nuk ka dhe nuk ekziston asnjë”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  ​Digjet vetura në “Ulpianë”, zjarrfikës e policë në vendin e ngjarjes