Pas arrestimeve në MINT, kërkohet dorëheqja e Rozeta Hajdarit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas arresimit të dy zyrtarëve të MINT.

Ajo ka kërkuar dorëheqjen e Rozeta Hajdarit, ministres së MINT.

“Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari”.

“Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit”, ka shkruar Deliu.

“Kryeministër, fjala është për ty”!

Lexo edhe:  Nesër nis reduktimi i pranisë policore në 25% rreth objekteve komunale në veri