Pas Arbanës edhe Olta nxjerr zbuluar lojën e pisët të produksionit: Ndërrojnë biletat e kthimit

Efi u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke surprizuar publikun dhe një pjesë të mirë të banorëve.

Eleminimi i Dhedhes u komentua shumë në rrjet dhe rezultoi një lojë e pisët e produksionit. Duke nisur që nga fakti që kjo erdhi si pasojë e “pushtetit që iu dha Dea Mishel për të nominuar tre konkurrentë pasi fitoi sfidën e “inteligjencës”.

Për faktin që “shpërblimi” u vendos nga produksioni në momenti që Dea u shpall fituese, duke e ditur që diçka e tillë do të ndodhte.

Arbana i vuri kapakun gjithçkaje me një tjetër ‘gafë’ kur ishte me Efin në studio. Për çdo të eliminuar, transmetohet një klip përmbledhës me momentet kryesore të tyret në “BBV”. Ky klip nuk u transmetua për Zhaklinën dhe Kejvinën, pas eliminimi i tyre nuk ishte me nominim dhe produksioni nuk kishte përgatitur diçka.

Por klipi nuk u transmetua as për Efin. Arbana tha se klipi nuk ishte gati pse eliminimini Efit ishte i papritur, por harroi se Efi ishte në nominim këtë javë me Luizin dhe Xhonatanin. Kështu duke u munduar ta fshehë lojën e pistë të produksionit, ajo e konfirmoi më shumë.

Sikur të mos mjaftonin këto, së fundmi edhe Olta Gixhari i ka hedhur benzinë zjarrit, duke u shprehur se produksioni e ka në dorë t’i ndërrojë bileta e kthimit.

Ajo ka marrë si shembull dy konkurrentët e vitit të kaluar Donaldin dhe Ilirin duke shtuar se “Vëllai i Madh” i ka në dorë të gjitha.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim