Pas 42 vite punë, pensionohet edukatorja e parë në Drenas, Elfete Gara

Qyteti i Drenasit përshëndeti një figure të shquar të arsimit parashkollor, edukatoren Elfete Gara, e cila u pensionua pas një karriere të gjatë dhe të ndritur prej 42 vitesh në kopshtin “Ardhmëria”.

Elfete Gara, e njohur si edukatorja e parë në këtë qytet, ka lënë gjurmë të thella në jetën e shumë gjeneratave të fëmijëve që kanë kaluar nëpër duart e saj.

Elfete Gara nisi punën e saj në kopshtin “Ardhmëria” para 42 viteve dhe që atëherë ka qenë një shtyllë e fortë dhe inspiruese për shumë gjenerata.

Me përkushtimin e saj të palodhshëm dhe dashurinë për fëmijët, ajo ka krijuar një ambient të sigurtë dhe mbështetës ku të vegjlit kanë mundur të rriten dhe të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme.

Në një ceremoni të mbajtur në kopsht, kolegët, prindërit dhe ish-nxënësit e saj u mblodhën për t’i shprehur mirënjohjen dhe respektin për punën e jashtëzakonshme që ka bërë. Të pranishmit shprehën falënderimet e tyre dhe ndanë kujtime të bukura nga vitet e kaluara me edukatoren Gara.

“Elfete Gara ka qenë një figurë kyçe në edukimin dhe formimin e shumë fëmijëve në qytetin tonë.

Ajo është simbol i përkushtimit dhe dashurisë për profesionin dhe fëmijët,” tha një nga kolegët e saj gjatë fjalimit përshëndetës.

Vetë Elfete Gara, e prekur nga emocionet, shprehu falënderimet e saj për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite. “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm dhe jam shumë krenare për gjithçka që kemi arritur së bashku. Të punosh me fëmijët është bekimi më i madh që mund të kesh,” tha ajo.

Me pensionimin e saj, Drenasi humb një nga edukatoret më të përkushtuara dhe me përvojë, por trashëgimia e saj do të vazhdojë të jetojë në zemrat e të gjithë atyre që kanë pasur fatin ta njohin dhe të mësojnë prej saj.

Lexo edhe:  Ministri gjerman i mbrojtjes pritet me ceremoni zyrtare nga Maqedonci, shkëmbejnë edhe dhurata

Në emër të gjithë kolegëve dhe të qytetit të Drenasit në veqanti, i urojmë edukatorës Elfete Gara një pension të lumtur dhe të merituar.