Pas 20 vitesh martesë, burri në Prishtinë e akuzon gruan për tradhti, ajo e denoncon në Polici për dhunë sistematike

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë ka rrëfyer dje në Polici një grua nga Prishtina, që e denoncoi bashkëshortin me të cilin është e martuar që 20 vjet, i cili po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se në këto vjet ka përjetuar dhunë psikike sistematikisht, por ajo që e bën edhe më të rëndë rastin është se ajo po akuzohet për tradhti nga bashkëshorti i saj.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar atë që po ndodh mes saj dhe të dyshuarit, me të cilin kanë dy fëmijë.

Raportimi i viktimës e bëri Policinë të aktivizohet, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

Lexo edhe:  17-vjeçarja në hall me ish të dashurin, i shkoi te shtëpia nga mbrëmja deri në mëngjes