Pas 16 vitesh burgim, lirohet Nazif Visoqi për vrasje dhe plagosje të një serbi

Pas 16 vite burgim,Nazif Visoqi është liruar sot rreth orës 15:00 pasi akuzohej për vrasje dhe plagosje të një serbi në Dobrushë të Istogut.

 

Visoqi, ishte i dënuar me 16 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e dy serbëve dhe një plagosje në fshatin Dobrushë.

Gjykata e shkallës së parë kishte dëshmi të mjaftueshme për të dënuar Visoqin për veprat penale për të cilat ai akuzohej.

Gjykata e Qarkut në Pejë, me një trup gjykues të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor, kishte shpallur Nazif Visoqin fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes në pronësi, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve.

Lexo edhe:  Sigurimi gjen “iPhone” të fshehur në TV-në në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë