Parashkimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Reshjet ndërprehen nganjëherë për të rifilluar përsëri sidomos pasdite dhe në mbrëmje. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta e nganjëherë edhe intervale kohore me diell. Rrebeshe lokale shiu priten në tërë rajonin, lokalisht mjaft intensive sidomos në shumë zona të Shqipërisë.

Të hënën reshjet ndalojnë dhe lokalizohen në Shqipëri, ndërkohë që në Kosovë do të fillojnë reshjet e borës të cilat në orët e pasdites vonë priten edhe në Dukagjin, por nuk pritet sasi e madhe. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa erërat e ftohta veriore fitojnë intensitet.

Reshjet e borës fillimisht do të fillojnë në veri të Republikës së Kosovës, pastaj në Rrafshin e Kosovës, pastaj mbrëmjen e së hënës edhe në Rrafshin e Dukagjinit priten reshje dekorative bore. Sigurisht se do të ketë përjashtime. Më në fund do të kemi një atmosferë dimri, megjithatë pa reshje të mëdha bore përpos disa zona kodrinore-malore. Shtresat dekorative të borës do të krijohen edhe nëpër ultësirat e Kosovës, por jo shtresa të mëdha. Gatë natës reshjet e borës shtrihen edhe në verilindje të Shqipërisë dhe shumë zona në Maqedoninë e Veriut.

Nga e marta reshjet e borës lokalizohen vetëm në disa zona kryesisht kodrinore-malore, ndërkohë që vijon ulja e temperaturave.

Netët dhe mëngjeset do të jenë me acar, por jo aq ekstrem, ndërsa reshje atmosferike nuk priten./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dy motra, kundër SBASHK-ut, mbajnë mësim (VIDEO)