Parashikohet destabilizim i motit dhe përmbytje të hënën

Prishtina Weather ka parashikuar destabilizim të motit në ditët e fundit të gushit si dhe të reshura shiu me bubullima.

Sipas njoftimit, të hënën do të ketë reshje mjaft intensive në formë stuhie me erë që mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta.

“28.08.2022 – Mot mjaft jostabil po pritet të përfshijë vendin gjatë ditëve të fundit të gushtit, që do të shoqërohet me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e hënë kalimi i një sistemi frontal mjaft stacionar, apo pak të lëvizshëm, mund të sjellë tek reshje më të dendura, në formë stuhie me erë. Reshjet dendura, lokalisht mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta, apo grumbullim të ujit në pjesë më të ulëta. Nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, PW ka bërë të ditur se temperaturat do të pësojnë rënie ditëve të para të shtatorit dhe se do të mbetet mot me vranësia e kohëpaskohe me reshje të dobëta lokale shiu.

“29.08 – Fillimisht kryesisht me diell. Ditën vije deri te zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë të stuhishme me erë dhe reshje të dendura shiu, që mund të çojnë edhe deri tek ndonjë përmbytje lokale. 30.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite më pas priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. 31.08 – Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që orëve të pasdites edhe mund të shoqërohen me bubullima. 1.09 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu. 2.09 – Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu”, njofton tutje PW.

Lexo edhe:  Detaje të reja: Një i burgosur telefonon gazetaren, i thotë se Mjaçaj është paguar t'i vrasë dy persona në burg