Parashikimi i motiti për sot dhe dy ditët në vijim

Sot na pret mot jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje e rrebeshe lokale shiu kryesisht orëve të pasdites ku mund të ketë edhe shfaqje lokale të ndonjë vetëtimë me bubullimë.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe në disa zona rrebeshet mund të jenë intensive.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, ku vende-vende, herë pas here priten rrebeshe lokale shiu. Në Shqipëri rrebeshet me vetëtima dhe bubullimë do të jenë shfaqje e shpeshtë, ndërsa ato mund të paraqiten edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës dukshëm më të rralla.

E Enjtja dhe e Premtja pak më të ftohta, me vranësira e intervale kohore me diell. Nuk do të mungojnë rrebeshet lokale të shiut në disa zona, ndërsa viset malore do të kenë reshje të herëpashershme bore. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu, kurse të Premten reshjet do të jenë krejtësisht të pakta.

Në fundjavë rikthehen rrymimet e fuqishme ajrore nga jugu që kushtëzojnë rritje të temperaturave, erëra nga jugu e juglindja dhe reshje të pakta lokale

Lexo edhe:  Ky është personi që dyshohet se e rrëmbeu borxhliun në Prishtinë, përfundon në ndalim policor