Parashikimi i motit për të enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Reshjet më të intensifikuara do të jenë që nga orët e para të 24-orëshit e deri në pjesën e parë të ditës, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Gjatë orëve të pasditës reshjet do të mbesin të izoluara në zona të caktuara, përpara se të fitojnë sërish intensitet në orët e mbrëmjes me karakter lokal.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16°C.

Lexo edhe:  Ndalimi i Lushtakut nga Specialja, Kastrati: Jugonostalgjikët u gëzuan por UÇK-ja është në çdo cep të vendit