Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë veror, por lajmi i mirë është se do të fillojë destabiliizimi i atmosferës.

Pas vapës dhe zagushisë ekstreme do të fillojë zhvillimi i vranësirave konvektive orëve të pasditës që vende-vende do të sjellin reshje e rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Në disa zona priten rrebeshe intensive, por në zona tjera më pak reshje e në shumë zona edhe pa reshje fare. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot ekstremisht i nxehtë, ndërsa orëve të pasdites do të kemi zhvillime konvektive kryesisht në zonat kodrinore-malore ku priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Nga nesër na pret mot dukshëm më jo-stabil dhe me ulje kryesisht të lehta të temperaturave, por ende mbetet shumë nxehtë dhe zagushi të fortë. Për shkak të prezencës së ajrit jo-stabil dhe shtrëngatave me bubullima deri sa ato të vijnë ose të shfaqën pritet zagushi e madhe. Reshjet dhe stuhitë eventuale do të jenë të karakterit krejtësisht lokal, por mund të kemi zhvillimin e disa shtrëngatave mjaft të fuqishme me shi e breshër, ngase kemi energji të lartë në atmosferë për shkak të temperaturave shumë të larta dhe depërtimit të sasive të vogla të masave jo-stabile ajrore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ish-koordinatori i ‘GUXO’: Edhe këta deputetë janë në bisedime për të aderuar në LDK