Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale të cilat orëve të pasdites do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje, por ende mbetet nxehtë dhe po ashtu edhe me zagushi. Maksimalja parashihet deri në 35 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperaturat do të fillojnë të ulën, por mbetet ende nxehtë.

E Hëna dhe Marta pritet të sjellin freskimin e shumëpritur. Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Mes rrebesheve priten intervale të gjata kohore me diell dhe zagushi. Vende-vende pritet krijimi i disa stuhive të fuqishme dhe sistemeve masive të vranësirave të dendura. Temperaturat më në fund do të shënojnë ulje dhe do të mund të marrim frymë më lirshëm.

Nga e mërkura na pret mot më stabil, me intervale kohore me diell, por edhe vranësira lokale dhe ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë, por në përgjithësi moti do të ketë tendencë përmirësimi./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kolona të gjata në Morinë, kosovarët drejt Shqipërisë për ta kaluar fundjavën