Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës

Sot pritet të kemi mot shumë të nxehtë veror dhe me zagushi të fortë, por pasdite mund të na “befasojë” ndonjë rrebesh i fuqishëm shiu dhe breshëri me vetëtima dhe bubullimë.

Zhvillimet do të jenë të izoluara më shumë të koncentruara në viset kodrinore-malore, por mund të ndodhë ndonjë “befasi” edhe në disa zona tjera. Temperatura maksimale parashihen deri në 37 gradë Celsius dhe mund të ndodhë edhe 38 gradë Celsius, për tu freskuar shkurtimisht në zonat e izoluara ku pritet të zhvillohen rrebeshet e shiut.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale mbi 40 gradë Celsius.

Pasdite përeth zonave kodrinore-malore (veri-lindje-juglindje të Shqipërisë dhe perëndim-veriperëndim-jugperëndim të Maqedonisë së Veriut) priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Mund të zhvillohet edhe ndonjë stuhi kalimtare e izoluar, por në shumicën absolute të territoreve nuk priten reshje.

Fillimi i javës së re shumë nxehtë, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Zhvillimet e vranësirave do të vazhdojnë të jenë të pakta dhe të izoluara, kurse temperaturat shumë të larta. Afër fundit të javës kemi shpresa për destabilizim dhe freskim të motit në shkallë më të gjerë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Tmerr në Selanik, partneri grek vret 41-vjeçaren shqiptare shtatzënë – e fsheh trupin