Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës

Sot pritet të mbajë mot i nxehtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Parashihen reshje kalimtare shiu, kurse pasdite zhvillime të izoluara dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa zona. Temperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa zona pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë zhvillime priten në Maqedoninë e Veriut.

Fillimi javës së re me temperatura të larta, por edhe me vranësira e zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë/MeteoBallkan

Lexo edhe:  E rëndë: Nxënësja e gjimnazit në Rahovec tenton t’i japë fund jetës së saj, kërcen nga një objekt