Aksident mes motoçikletës dhe veturës, lëndohet një person në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku si pasojë është lënduar një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Papa Klementi”, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Aksidentin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Lexo edhe:  Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja