Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës
Sot pritet të mbajë mot paksa më i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe shtim të vranësirave.
Nga mesdita e tutje e me më shumë gjasa dikur pasdite priten edhe reshje lokale shiu e rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Pasdite parashihen rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë vetëm në disa zona të izoluara.
Të Hënën na pret mot më i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Mund të ndodhë ndonjë reshje e izoluar shiu.
Nga e Marta deri të Enjten më shumë vranësira e reshje të herëpashershme shiu./MeteoBallkan